PROKURORIA PUBLIKE

për ndjekjen e veprave penale të cilat kanë të bëjnë dhe rezultojnë nga përmbajtja e ndjekjes së paligjshme të komunikimeve

Kush jemi ne?

Prokuroria publike për ndjekjen e veprave penale të cilat kanë të bëjnë dhe rezultojnë nga përmbajtja e ndjekjesë së paligjshme të komunikimeve, që njihet edhe si Prokuroria Speciale Publike, u themelua më 15 shtator të vitit 2015 me Ligjin për Prokurorinë speciale publike i cili u miratua në Kuvendin e RM-së. Të njëjtën ditë Kuvendi zgjodhi Katica Janeva për Prokuror publik që do të udhëheqë me këtë prokurori.

Nevoja për ta formuar Prokurorinë speciale publike u imponua me shpalljen e bisedave nga përgjimi i paligjshëm i komunikimeve në vitin 2015 duke zbuluar probleme sistematike në fushën e sundimit të drejtësisë, të cilat u konfirmuan me Raportin e Pribes dhe Prioritetet urgjente reformative.

Misioni ynë

Misioni kryesor i Prokurorisë speciale publike është hetimi dhe ndjekja e veprave penale të cilat kanë të bëjnë dhe rezultojnë nga përmbajtja e ndjekjes së paligjshme të komunikimeve, me qëllim të zbatojnë drejtësinë me anë të sundimit të ligjit.

Prokuroria speciale publike bazohet për tërë territorin e Republikës së Maqedonisë, ndërsa selia ndodhet në qytetin e Shkupit.

NJOFTIME PËR PUBLIKUN

LAJME DHE NGJARJE

Në pajtim me nenin 8 të Ligjit për Prokurorinë publike për ndjekjen e veprave penale të cilat kanë të bëjnë dhe rezultojn nga përmbajtja e ndjekjesë së paligjshme të komunikimeve, Prokurori publik rregullisht e informon publikun për ecurinë e progresit të tij / të saj, duke u përmbajtur në detyrimet etike dhe procedurale të përcaktuara me ligj dhe interesi publik të jetë i informuar për ecurinë e hetimeve dhe ndjekjeve penale.

VIDEO

``Treshi`` - pjesa e tretë