DEKLARATA nga konferenca për shtyp e Prokurores Speciale Publike Katica Janeva

 

Deklarata nga konferenca për shtyp e Prokurores Speciale Publike Katica Janeva

29.06.2017,- Shkup, Të nderuar përfaqësues të mediave, të nderuar qytetar të Republikës së Maqedonisë,

Do të doja të theksoja rëndësinë e jashtëzakonshme që e ka kjo ngjarje e sotshme, posaçërisht kam mundësinë që një pjesë të rezultateve të arritura deri me tani ti ndaj me ju, kurse reflektohen në aktakuzat të siguruara me prova të cilat janë para jush dhe mund ti shifni.

Prokuroria speciale publike, e cila prej fillimi deri më sot rregullisht e ka respektuar parimin e transparencës edhe sot kjo gjë nuk do të mungoj për arsye se bëhet fjalë për interesin publik i cili paraqet qëllimin kryesor, padyshim, mendoj se ju detyrohemi , përfaqësuesit e mediave që jeni prezent dhe gjithë opinionit publik, t’ju mundësojmë veshtrim në punën e kësaj Prokurorie publike.

Edhe pse publiku është i njohur mirë se Ligji për Prokurorin speciale publike u miratua me datë 15 shtator në vitin 2015, faktikisht kjo Prokurori punon vetëm 10 muaj. Dhe për këtë, aktakuzat e sotshme janë rezultat i punes se palodhshme të prokuroreve te ekipit tim, te cilet qendrojne pas meje dhe e gjithë ekipit tjetër te prokurorisë speciale publike, të cilët  duke mos u kursyer gjatë kësaj periudhe që kaloj , pa kompromis kane dhënë gjithçka prej vetes duke dashur të formojne kushte të domosdoshme për të sunduar e drejta dhe barazia e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë para Kushtetutës dhe ligjeve. Dhe për këtë, ju faleminderoj për angazhimin, përkushtimin dhe durimin. Dhe për më shumë, ju faleminderoj qytetarëve të Republikës së Maqedonisë për besimin që me dhanë mua dhe ekipit tim, si dhe pavaresine, profesionalizmin dhe kredibilitetin që e njohën tek ky institucion.

Të gjithë e keni  të njohur problemin që e jep neni 22 nga Ligji për Prokurorinë speciale publike, kurse unë vazhdimisht e kam potencuar. Por edhe krahas asaj që nuk u gjet zgjidhje ligjore me çka dhe ishte rregulluar afati ligjor i kësaj Prokurorie publike si dhe të kishte vepruar sipas Ligjit për procedur penale, ne perseri, deri më sot kemi arritur ti dorëzojmë të gjitha aktakuzat për të cilat mendojme se kemi siguruar dëshmi të forta, që numëron 17 aktakuza për 18 lëndë, gjithsej kundër 94 personave fizik dhe 7 juridik.

Pastaj, per seriozitetin dhe ndërmarjen voluminoze te veprimeve në këto lëndë, tregon dukshem  fakti se bëhet fjalë për keqpërdorim serioz të kapaciteteve institucionale, si nga ana e individëve ashtu dhe nga ana e grupeve të organizuara, keqpërdorim të pozitave zyrtare dhe autorizim , por edhe keqpërdorim të procedurave ligjore për furnizime publike. Edhe krahas domosdoshmërise për të patur afat kohor adekuat për hetimin dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme qe të dëshmohen këto lloje të veprave penale, rezultatet e punës 10 mujorëshe janë para jush, përbehen nga një dokumentacion shumë voluminoz dhe material dëshmues, prova dëshmuese gjithëpërfshirëse, përdorim të ndihmës ligjore ndërkombëtare tek lëndët, dhe sigurim të nevojshëm të ekspertizës. Gjithcka qe permendem me larte, pa dyshim e tregon arsyeshmërinë e aktakuzave pas të cilave ne do të qëndrojmë forte para gjykatës që ti dëshmojmë.

Ajo që dua të informoj publikun dhe mendoj se është në interes të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë është lënda e njohur  me emrin TALIR, e cila po  heton mënyrën e paligjshme të finansimit të një partie politike në Republikën e Maqedonisë, ndëra hetimi vazhdon edhe me tej.

Për lëndën TALIR procedura hetimore u hap para 1 muaj e më shumë. Në korniz të procedurës parahetimore dhe hetimore, siç dhe e informuam opinionin, u ndërrmor një numër i madhë i veprimeve në mbështetje tek dyshimi i bazuar për vepra penale të kryera. Por prap, afatet kohore të cilat na u dhanë nuk lejuan ndërmarrjen e veprimeve hetimore si rezultat i së cilës procedura hetimore mund të kryhet. Krahas kësaj, serioziteti, vëllimi dhe kompleksiteti i lëndës që hetohet, si dhe veprimet e paligjshme për të cilat ekziston dyshim i bazuar se janë kryer ende ekziston dhe të tregon se duhet edhe me tutje të zbatohet hetimi, dhe për çdo vendim të marrur opinioni do të jetë i informuar.

Padyshim se dorëzimi i këtyre akuzave dhe punën që e kemi bërë deri më sot paraqet një hap më afër deri te realizimi i mandatit që i është dhënë Prokurorisë speciale publike në interes të qytretarëve të Repulikës së Maqedonisë. Unë dhe ekipi im jemi fortë të bindur se në procedurë gjyqsore adekuate do të dëshmojm se të akuzuarit i kanë kryer veprat penale me çka ngarkohen me aktakuzat e dorëzuara.

Në këtë rast dua të bind opinionin se as dita e sotme, e as 30 qershori, nuk ndryshon asgjë në faktin që kjo Prokurori publike si institucion i pavarur dhe profesional ka kapacitet dhe do të vazhdoj me hetime të pavarura dhe thelbësore për vepra penale për të cilat është kompetente, në procedura ligjore adekuate të siguroj realizimin e drejtësisë penale dhe të krijoj garanc se autorët e veprave penale nuk do mbeten pa u ndëshkuar.

JU FALEMINDERIT!

(Prezentimin e fakteve mundeni ta ndërrmerni këtu)