Hetimet

1. TABELA (NSK-KO 5/17)

Hetimi i lëndës me emër të koduar Tabela u hapë me datë 23.03.2017 kundër 1 personi për vepër penale Keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit nga neni 353 paragrafi 5 v.v. paragrafi 1 nga Kodi penal i Republikës së Maqedonisë, për shkak të dyshimit të bazuar se i dyshuari me datë 28.06.2006 në Kërçovë, si person zyrtar – drejtor i shkollës, e ka shfrytëzuar pozitën zyrtare dhe autorizimin dhe ka mundësuar dobi pronësore për një person juridik.

Pikërisht, ekziston dyshimi i bazuar se nuk është zbatuar procedura për furnizime publike dhe në kundërshtim të detyrimeve të dhëna me vendim nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës së RM-së: i dyshuari me qëllim që personi juridik B. SHPK K. të përfitoj dobi pronësore, ka lidhur Marrëveshje për ndërtimin e një objekti të ri shkollor në fsh. Strogomisht e epërme, komuna e Kërçovës, me vlerë prej 12.346.394 denar ose 200.000 euro. Lënda është në hetim e sipër

2. TALIR (NSK-KO 11/17)

Hetimi i lëndës me emër të koduar TALIR u hapë me datë 22.05.2017 kundër gjithsej 11 personave, dhe atë për shkak ekzistimit të dyshimit të bazuar se të dyshuarit kanë kryer vepër penale “Larje parash dhe të hyrash tjera” vepër penale nga neni 273 paragrafi 5 v.v. paragrafi 1 nga Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë me çka 9 persona dyshohen të jenë kryerësit e drejtpërdrejt, ndërsa dy persona dyshohet të jenë ndihmës për të njëjtën vepër penale, ndërkaq për shkak ekzistimit të dyshimit të bazuar se 5 persona prej 11 të dyshuarve kanë kryer vepër penale “Keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizim”, nga neni 353 paragrafi 4 v.v. paragrafi 3 v.v. paragrafi 1 nga Kodi Penal I Republikës së Maqedonisë ndërsa dy persona në cilësin si kryerësit e drejtpërdrejt, ndërsa tre tjerë në cilësin e ndihmuesit.

Pikërisht, kjo lëndë ka të bëjë me financimin e paligjshëm të partisë politike duke keqpërdorur pozitën zyrtare të personave të dyshuar. Pavarësisht faktit se i dyshuari i parë si kryetar i partisë politike i ka pasur të njohura kafit ligjore , por prap ai në periudhën prej 2009 deri në fund të vitit 2015 ka realizuar financim të partisë në kundërshtim me dispozitat ligjore, motivet e veprimit të dyshuarit të parë i ka bërë vetëm për nevoja personale duke e përforcuar fuqinë politike të tij dhe pozitën në partinë dhe në shtetë dhe marrjen e kontrollit të plotë mbi partinë politike. Lënda është në hetim e sipër.