Historiku

Nga aspekti formalo-juridik, Prokuroria Speciale Publike u formua me miratimin e Ligjit të Prokurorisë publike për ndjekjen e veprave penale të cilat kanë të bëjnë dhe rezultojnë nga përmbajtja e ndjekjesë së paligjshme të komunikimeve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe zgjedhjen e Katica Janeva për Prokuror Special Publik nga ana e Këshillit të Prokurorëve publik të Republikës së Maqedonisë me 15.09.2015. E rëndësishme është të përmendet se Ligji për formimin e Prokurorisë Speciale publike u votua me mbështetjen e 111 deputetëve prej gjithsej 114, pa asnjë votë kundër, ndërsa Këshilli i prokurorëve publik njëzëshëm e zgjodhi Katica Janeva të jetë në këtë funksion. Në aspektin materialo-juridik, Prokuroria speciale publike u kompletua me zgjedhjen e 12 prokurorëve nga ana e të njëjtit organ me datë 14 tetor dhe 4 nëntor në vitin 2015.

Në 14 tetor të vitit 2015 me propozim të Prokurorit publik i cili udhëheq me Prokurorinë publike për ndjekjen e veprave penale të cilat kanë të bëjnë dhe rezultojnë nga përmbajtja e ndjekjes së paligjshme të komunikimeve, nga ana e Këshillit të prokurorëve publik u zgjodhën prokurorët publik Elizabeta Josifovska, Fatime Fetai, Stevço Donev, Burim Rustemi, Ljubomir Llape, Marija Gorgeva dhe Lejla Kadriu për ti ndihmuar Prokurorit publik i cili udhëheq me Prokurorinë publike për ndjekjen e veprave penale të cilat kanë të bëjnë dhe rezuljtojnë nga përmbajtja e ndjekjes së paligjshme të komunikimeve.

Me 4 nëntor të vitit 2015 me propozim të përsëritur të Prokurorit publik i cili udhëheq me Prokurorinëë publike për ndjekjen e veprave penale të cilat kanë të bëjnë dhe rezultojnë nga përmbajtja e ndjekjes se paligjshme të komunikimeve, nga ana e Këshillit të prokurorëve publik u zgjodhën prokurorët publik Gavril Bubevski, Lençe Ristovska, Trajçe Pelivanov, Artan Ajro dhe Lile Stefanovska si Prokuror publik të cilët i ndihmojnë Prokurorit publik i cili udhëheq me Prokurorinë publike për ndjekjen e veprave penale të cilat kanë të bëjnë dhe rezultojnë nga përmbajtja e ndjekjes së paligjshme të komunikimeve. Duke e pasur parasysh vëllimin e punës të kësaj Prokurorie dhe kontributin e hetuesve dhe të shërbimit të prokurorisë, u vendos se ka nevojë për 10 prokuror publik të cilët do të ndihmojnë në punën e Prokurores speciale publike.

Më shumë informacione rreth punës së Prokurorisë speciale publike, formimi i ekipit, veprimi sipas lëndëve, puna finansiare dhe bashkëpunimi me institucione të tjera ka në raportet për punën e kësaj prokurorie