Pranimi i qytetarëve

Qytetarët që kanë nevojë për kontakt me Prokurorinë Publike për ndjekjen e veprave penale të cilat kanë të bëjnë dhe rezultojnë nga përmbajtja e ndjekjes së paligjshme të komunikimeve, duhet të paraqesin një kërkesë me qëllimin e arsyes për të kërkuar pranimin në Prokurori.

Në të njëjtën kohë, çdo person i interesuar mund të dërgoj kërkesë me shkrim deri në Prokurorinë speciale në të cilën do të shënoj numrin ose numrat telefonik për të cilat dyshon se janë pjesë e lëndës për ndjekjen e paligjshme të komunikimeve. Në kërkesë duhet të shënohen edhe emrat e personave të cilët i kanë shfytëzuar këto numra të telefonit si dhe të dhënat e personave. Kërkesa mund të dorëzohet personalisht, me postë ose postë elektronike.

Lidhur me të gjitha kërkesat për verifikimin e numrave të telefonit, e informojmë publikun se kërkuesit do të njoftohen me shkrim për rezultatet nga verifikimi.