Funksioni, kompetenca dhe organizimi i

Prokurorisë

Themelimi, kompetencat, funksionimi dhe struktura e Pokurorisë special publike rregullohen me Ligjin për Prokurorinëë publike për ndjekjen e veprave penale të cilat kanë të bëjnë dhe rezultojnë nga ndjekja e paligjshme të komunikimeve (në tekstin në vijim Ligji).

Prokuroria publike udhëhiqet me parimin e barazisë se të gjithë qytetarët janë të njëjtë para Kushtetutës dhe Ligjeve të Republikës së Maqedonisë, duke synuar ta rrisë besimin tek qytetarët në sistemin e drejtësisë duke vepruar në mënyrë transparente dhe të pavarura, për çka garancë është autonomia e prokurorisë.

Funksioni kryesor i kësaj Prokurorie publike brenda sistemit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë është hetimi dhe ndjekja e veprave penale të cilat kanë të bëjnë dhe rezultojnë nga përmbajtja e ndjekjes së paligjshme të komunikimeve.
Ndjekje e paligjshme e komunikimeve definohet si ndjekje e paautorizuar të të gjitha komunikimeve të realizuara në periudhën ndërmjet 2008 dhe 2015, duke i përfshirë, por të pakufizuara audio inçizimet dhe transkriptat e dorëzuara në Prokurorinë publike të Republikës së Maqedonisë, para 15 korrikut të vitit 2015.

Prokuroria special publike ka mandat 5 vjeçar nga momenti i hyrjes së Ligjit në fuqi. Mandati mund të vazhdohet për një vit me vendim të miratuar nga dy të tretat e shumicës së deputetëve.

Prokurori publik i cili qeveris me Prokurorinë publike është i autorizuar të veproj dhe ti përfaqësoj lëndët para Gjykatës Themelore, të Apelit dhe Supreme të Republikës së Maqedonisë. Prokurori publik i cili qeveris me Prokurorinë publike ka autorizim dhe kompetencë të plot ti kryej të gjitha funksionet hetimore dhe ato të prokurorisë në Prokurorinë publike.

Të gjitha provat për vepra penale që nuk janë në kuadër të autorizimeve dhe kompetencave të Prokurorit publik për ndjekjen e veprave penale të cilat kanë të bëjnë dhe rezultojnë nga përmbajtja e ndjekjesë së paligjshme të komunikimeve, ose që ndërlidhen me rastet ekzistuese penale i dorëzohen Prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë dhe Prokurorit i cili udhëheq lëndën.

Prokuroria special publike në kontekst të sistemit të jurisprudencës në Republikën e Maqedonisë organizohet në pajtim me parimin e autonomisë, e cila në mënyrë të detajuar shpjegohet në kreun VI të Ligjit. Më tutje, asnjë prokuror publik në Prokurorinë publike të Republikës së Maqedonisë, duke përfshirë dhe Prokurorinë publik të Republikës së Maqedonisë, nuk mund të ndikojë në punën e tij, ose të kërkoj raport lidhur me lëndët e prokurorit publik ose të prokurorëve publik në suazat e Prokurorisë publike. Prokuroria Publike merr kontrollin mbi lëndët që bien në kompetencën reale të Prokurorisë Publike në çdo fazë të procedurës, përkatësisht përcakton në mënyrë të pavarur kompetencën e vet . Prokurori publik i cili udhëheq me Prokurorinë speciale publike është përgjegjës për punën e vet para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe para Këshillit të prokurorëve publik.

Parimi i autonomisë është i shprehur edhe në drejtim të mënyrës së finansimit të Prokurorisë, me atë që Prokuroria publike e Maqedonisë, Ministria e finansave dhe Kuvendi i Maqedonisë, nuk mund ta bëjnë ndryshim në planin finansiar i cili përgaditet nga ana e Prokurorisë speciale publike poashtu detyrohen ta vendosin në Buxhetin e Prokurorisë publik të Republikës së Maqedonisë.

Prokurori special publike zgjidhet nga Këshilli i Prokurorëve publik pa shpallje publike, me propozim të Komisionit për Çështjet e Zgjedhjeve dhe Emërimeve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, me çka kërkohet pëlqimi paraprak i katër partite politike me numrin më të madh të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.
Kuvendi e përcakton kandidatin për prokuror publik me dy të tretat e shumicës, duke përfshirë edhe shumicën e votave të deputetëve që u takojnë bashkësive që nuk janë shumicë dhe dorëzohet pran Këshillit të Prokurorëve publik të Republikës së Maqedonisë, i cili poashtu vendos me dy të tretat e shumicës. Prokurori special publik ka mandat katër vjeçar me të drejtë rizgjedhjeje.

Prokuroria publike për ndjekjen e veprave penale të cilat kanë të bëjnë dhe rezultojnë nga përmbajtja e ndjekjes së paligjshme të komunikimeve është e organizuar sipas parimit të hierarkisë dhe nënshtrimit. Funksioni i prokurorit publik në këtë Prokurori publike ushtrohet personalisht nga Prokuori publik i cili udhëheq me prokurorinë dhe nga prokurorët publik të përzgjedhur në Prokurorinë publike.

Prokurorët publik që ndihmojnë prokurorin special publik zgjidhen nga Këshilli i Prokurorëve publik me propozimin e Prokurorit special publik. Prokurori special publik emëron dy zëvendësuesit e tij për të ndihmuar në udhëheqjen e funksionit për të kryer punët në kohë dhe me cilësi.

Prokurorët publik që ndihmojnë Prokurorin special publik, nuk kanë të drejtë të miratojn urdhëra dhe akuza, ndërsa kanë të drejtë të përfaqësojn Prokurorin special publik në gjykatat kompetente. Prokurorët publik të emëruar në Prokurorinë publike janë përgjegjës vetëm para Prokurorit special publik, i cili është përgjegjës për vlersimin e punës së tyre.

Prokuroria speciale publike përfshin hetues, ekspertë, shërbimin profesional dhe administrativ. Sipas konceptit organizativ të kësaj prokurorie publike në bazë të autonomisë të dhënë me ligj që në mënyrë të pavarur dhe autonome ti hetoj veprat penale të cilat kanë të bëjnë dhe rezultojn nga përmbajtja e ndjekjes së paligjshme të komunikimeve, për mbështetjen e Prokurorit special publik dhe të ekipit lindi nevoja e formimit të ekipit hetues. Ekipi i hetuesve përbëhet prej nëpunësit policorë nga Ministria për punë të brendshme dhe Drejtoria e policisë finansiare si dhe bashkëpunëtorët si pjesë e ekipit të hetuesve.

Shërbimin administrativ dhe profesional e përbëjnë nëpunësit e prokurorisë publike dhe personat që kryejn punë teknike dhe ndihmëse.
Duke e pasur parasysh natyrën specifike të punës dhe detyrimet e të punësuarve, statusi i tyre është i rregulluar ligjërisht. Shërbimi i PSP bazohet mbi parimet e ligjshmërisë, profesionalizmit, kompetencës, përgjegjësis, efikasitetit, etikës profesionale, paanshmëris dhe objktivitetit, besueshmëris, parandalimit të konfliktit të interesit , ekonomisë dhe respektimit të parimit të vendosjes hierarkike.