Në vijim janë përgjigjet e pyetjeve që shpesh parashtrohen për punën e Prokurorisë publike për ndjekjen e veprave penale të cilat kanë të bëjnë dhe rezultojnë nga përmbajtja e paligjshme e komunikimeve:

Cili është funksioni themelor i Prokurorisë publike për ndjekjen e veprave penal të cilat kanë të bëjnë dhe rezultojnë nga ndjekja e paligjshme e komunikimeve (Prokuroria speciale publike)?

Në pajtim me Ligjin për Prokurorinë publike për ndjekjen e veprave penale të cilat kanë të bëjnë dhe rezultojnë nga ndjekja e paligjshme e komunikimeve, funksioni kryesorë i kësaj prokurorie në kornizë të sistemit të jurisprudenës të Republikës së Maqedonisë eshtë të bëjë hetimin dhe ndjekjen e veprave penale të cilat kanë të bëjnë dhe rezultojnë nga përmbajtja e ndjekjes së paligjshme të komunikimeve.

Cila është struktura e Prokurorisë speciale publike?

Kjo prokurori është e organizuar sipas parimeve të hierarkisë dhe nënshtrimit.me punët e kësaj Prokurorie publike në mënyrë të pavarur udhëheq prokurori publik  për ndjekjen e veprave penale të cilat kanë të bëjnë dhe rezultojnë nga ndjekja e paligjshme e komunikimeve, i zgjedhur nga Këshilli i prokurorëve publik me propozim të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, i cili rregullon punën dhe detyrat edhe mban përgjegjësi për kryerjen e punëve në kohë dhe me cilësi (Prokurori special publik). Funksioni Prokuror publik në këtë Prokurori publike është kryer personalisht nga prokurori publik i cli udhëheq me prokurorinë dhe nga prokurorët publik të tjerë në këtë Prokurori publike. Prokurorët publik të cili i ndihmojnë prokurorit special publik janë të zgjedhur nga Këshilli i prokurorëve publik me propozim të Prokurorit special publik.

Për cilat vepra penale është kompetente?

Prokuroria speciale publike është kompetente për ndjekjen e veprave penale të cilat kanë të bëjnë dhe rezultojnë nga përmbajtja e paligjshme të komunikimeve. Ndjekja e paligjshme të komunikimeve definohet si ndjekje e paautorizuar ndaj të gjitha komunikimeve të përndjekura në periudhën ndërmjet viteve 2008 dhe 2015, duke përfshirë audio inçizime dhe transkriptua të dorëzuara në Prokurorinë publike para 15 korrikut të vitit 2015.

Në këtë kontekst, ligjdhënësi qartë i ndanë dhe dallon dy kategori të kompetencës së procesit, ekskluzivisht të Prokurorisë speciale. Njëra është, veprat penale të cilat kanë të bëjnë me ndjekjen e paligjshme të komunikimeve dhe e dyta është, veprat penale të rezultojnë nga përmbajtja e ndjekjes së paligjshme të komunikimeve. Kjo lidhje përfshin një gamë shumë të gjerë dhe i përfshin të gjitha krimet e kryera në drejtim të keqpërdorimit të sistemit për ndjekjen e komunikimeve.

Cilat lloje të veprimeve kriminale (penale) kemi të drejtë ti paraqesim?

Në Prokurorinë publike për ndjekjen e veprave penale të cilat kanë të bëjnë dhe rezultojnë nga përmbajtja e ndjekjes së paligjshme te komunikimeve mund të paraqiten veprat penale të kryera dhe të cilat janë nën kompetencën e kësaj Prokurorie publike.

Si të na kontaktoni?

Qytetarët që kanë nevojë të kontaktojnë me Prokurorin publike për ndjekjen e veprave penale të cilat kanë të bëjnë dhe rezultojnë nga ndjekja e paligjshme e komunikimeve, duhet vetëm të dërgojnë kërkesë duke potencuar arsyetimin për të cilën kërkojnë të kontaktojnë me këtë Prokurori publike. Kërkesat mund ti dërgoni në formë: personalisht, me postë ose në formë elektronike.

Po ashtu, çdo person i interesuar mund të dërgojë kërkesë me shkrim deri në këtë Prokurori në të cilën do të shënoj numrin e telefonit ose numrat telefonik për të cilat ekziston dyshimi se kanë qenë lëndë e ndjekjeve të paligjshme të komunikimeve. Në kërkesën duhet të shënohen dhe emrat e personave që i kanë shfrytëzuar këto numra telefonik dhe të dhënat e kontaktit të personave.

Si të parashtroj kallëzim nëse ekziston dyshimi se ka vepër penale?

Çdo person i cili posedon ndonjë dëshmi për kryerje të veprave penale të cilat janë nën kompetencat e kësaj Prokurorie publike, mund ti dorëzoj në formë të shkruar, dhe më pas të njëjtit do të informohen në kohë. Paraqitjen e dyshimit se ekziston vepër penale rregullohet edhe me Ligjin për mbrojtjen e informatorëve.

Si përpilohet fletëparaqitja në rast se ekziston dyshimi se ka vepër penale?

Propozimet nga ngjarjet ligjore të parashtruara me fletëparaqitjen analizohen dhe hetohet korrelacioni i tyre nëse ekzistojnë baza të dyshimit se janë kryer vepra penale të cilat kanë të bëjnë dhe rezultojnë nga përmbajtja e ndjekjes së paligjshme të komunikimeve që është kryer në periudhën konkrete, por duhet të jenë nën kompetencat e kësaj Prokurorie publike.

Kush e përpunon fletëparaqitjen?

Fletëparaqitjen e përpunon shërbimi professional i drejtësis pran Prokurorisë speciale publike, në koordinim dhe me miratim të Prokurorëve publik.

Çka vjen pas parashtrimit të fletëparaqitjes?

Prokuroria publike për ndjekjen e veprave penale të cilat kanë të bëjnë dhe rezultojnë nga ndjekja e paligjshme e komunikimeve,në kohë do tu jape përgjigje të gjithë atyre personave të cilët kanë parashtruar fletëparaqitje, duke i njoftuar për mundësin e ngritjes së procedures për ngjarjet e lajmëruara apo vendosjen e kompetencës mbi lëndët në atë faze të procedures dhe në pajtueshmëri me dispozitat e procedures penale mund të jap informacione. Për këtë, personat janë të obliguar që në fletëparaqitjen të theksojnë vendbanimin apo adresën që në kohë ti jepet përgjigje, përfshijë dhe adresën elektronike nëse personi nuk ka vendbanim në territorin e RM.  Për parashtresat e personave anonim u përgatitet shënim zyrtar me të njëjtën përmbajtje.

A do të jam i/e njoftuar përderisa pas fletëparaqitjes time ngritet vepër penale?

Çdo person i cili dorëzon fletëparaqitje do të informohet me veprimin e fletëparaqitjes së dorëzuar në atë fazë të procedurës kur në pajtueshmëri me dispozitat e procedurës penale mund të jepet informacioni.

Çka nëse thirrem si dëshmitar ose si i/e dyshuar?

        Si dëshmitar thirren ata persona për të cilët ka mundësi të informojnë për ndonjë vepër penale të caktuar apo për kryerësin e veprës dhe për rrethana të tjera që janë të rëndësishme. Në thirrjen theksohet se në çfarë cilësi thirret personi. Çdo person i cili thirret si dëshmitar është i obliguar ti përgjigjet ftesës dhe të dëshmoj, vetëm në rast se në dispozitën e procedurës penale nuk është përcaktuar ndryshe. Nëse dëshmitari është saktë i thirrur a nuk vjen dhe nuk e arsyeton mungesën e tij, ose pa leje dhe pa arsye largohet nga vendi i cili duhet të merret në pyetje, obligohet me urdhër gjyqësor të sillet, ndërsa gjykata ka të drejtë të dënoj me gjobë. Gjatë marrjes në pyetje dëshmitarin zbatohen dispozitat të procedurës penale dhe personi do të njoftohet me të drejtat dhe detyrimet që i posedon, në fakt në cilat raste dëshmitari mund të lirohet nga obligimi të dëshmoj, e drejta e dëshmitarit mos të përgjigjet në pyetje të caktuara dhe pyetjet që nuk lejohen ti parashtrohen dëshmitarit, si dhe pasoja nga dhënia e deklaratës së rrejshme. Për dëshminë e dhënë përgatitet procesverbal të cilën dëshmitari ka të drejtë ta lexon.

I dyshuar është ai person ndaj të cilit udhëhiqet procedurë paraprake. Para mbarimit të procedurës hetuese prokurori publik, nëse atë paraprakisht se ka kryer, është i obliguar të merr në pyetje të dyshuarin. I akuzuar është personi kundër të cilit është vërtetuar aktakuza, propozim akuza e dorëzuar, dorëzim i propozimit për zbatimin e masës së sigurisë, dorëzimin e padisë private ose  dhënie e propozimit për lëshimin e urdhrit ndëshkues. Shprehja i akuzuar sipas Ligjit për procedurë penale përdoret edhe si term i përgjithshëm për të dyshuarin, akuzuarin dhe të gjykuarin. I akuzuari është i detyruar ti përgjigjet ftesës dhe menjëherë të lajmëroj për ndërrimin e adresës dhe nëse ka qëllime ta ndërroj vendbanimin përkatësisht  vendqëndrimin, me çka do të jet i paralajmëruar edhe për pasojat nga sjellja e tij përkatësisht për dënimin me para. Para çdo hetimi i akuzuari patjetër do të informohet dhe udhëzohet për të drejtat dhe detyrimet e tij, ndërsa gjatë hetimit të akuzuarit do të zbatohen dispozitat e procedurës penale. Për hetimin do të përgatitet një procesverbal i veçant ose një kopje me incizim vizual e me zë cila i dorëzohet dhe personit të akuzuar (të dyshuar)

A është patjetër të vij me avokat?

        Çdo person i dyshuar ose i akuzuar për vepër penale ka të drejtë të marr mbrojtës gjatë procedures penale kundër tij. I akuzuari para marrjes së tij në pyetje ose para ndonjë veprimi tjetër dhe kanë të bëjnë me dispozitat e procedures penale duhet të këshillohet se ka të drejtë të marr mbrojtës sipas zgjedhjes së tij dhe të konsultohet me të dhe po ashtu ai ka të drejtë të jetë present kur merret në pyetje. Ligji për procedure penale e shkruan mbrojtjen si të obliguar në rastet kur:

        i akuzuari është memec, i shurdhër, i verbër i paaftë që të mbrohet vetë,

        ose në rastet kur kundër tij kryhet procedurë penale për vepër penale për të cilën ligji parashikon dënimin me burgim të përjetshëm,

        nëse kundër tij është përcaktuar paraburgim në kohën e paraburgimit

        me dorëzimin e aktakuzës për shkak të veprës penale që me ligj parashikohet dënim me burg prej 10 vitesh ose dënim me burg më të rëndë, i akuzuari duhet të marr mbrojtës në kohën e dorëzimit të aktakuzës,

        në procedurën e kundërshtimit dhe marrëveshjes me prokurorin për pranimin e fajit,

        të akuzuarit që i gjykohet në mungesë duhet të ketë mbrojtës menjëherë pasi të sillet vendimi për gjykim në mungesë.

Personi i cili thirret në cilësi të dëshmitarit nuk duhet të marr mbrojtës.