Informacione me karakter publik

Në pajtim me Ligjin për qasje deri te informacionet me karakter publik, Prokuroria publika për ndjekjen e veprave penale të cilat kanë të bëjnë dhe rezultojnë nga përmbajtja e ndjekjesë së paligjshme të komunikimeve publikon listën e mëposhtme të informatave me karakter publik:

  1. Informacione të përgjithshme për Prokurorinë publike për ndjekjen e veprave penale të cilat kanë të bëjnë dhe rezultojnë nga ndjekja e paligjshme e komunikimeve;
  2. Organizimi dhe kompetencat e Prokurorisë publike për ndjekjen e veprave penale të cilat kanë të bëjnë dhe rezultojnë nga ndjekja e paligjshme e komunikimeve;
  3. Informacione për furnizim publik
  4. Tekste të konsoliduara të rregulloreve ligjore që rregullojnë fushën e Prokurorisë publike për ndjekjen e veprave penale të cilat kanë të bëjnë dhe rezultojnë nga ndjekja e paligjshme e komunikimeve;
  5. Raportet e kësaj Prokurorie publike
  6. Vendimet finale të prokurorisë të miratuara nga kjo Prokurori publike në suaza të kompetencave ligjore (me të dhëna anonime)
  7. Rekomandimet, udhëzimet dhe aktet e tjera të Prokurorisë;
  8. Të dhënat statistikore;
  9. Aplikim për punësim

Për qasje të lirë në informacione me karakter publik mund të dërgoj çdo person fizik dhe juridik, pa dallim a është shtetas i Republikës së Maqedonisë, shtetas i huaj ose person pa nënshtetësi, pa dallim a është person juridik i huaj apo i vendit.

Formën e formularit të kërkesës, e vërteton Komisioni për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik, ndërsa e plotëson vet kërkuesi i informacionit. Kërkuesi e dorëzon kërkesën tek poseduesi i informacionit në gjuhën maqedone, me shkronja cirilike, ndërsa kërkuesi i cili flet gjuhë zyrtare i ndryshëm nga gjuha dhe shkrimi maqedonishte, kërkesën mundet ta dorëzojë edhe në gjuhën zyrtare të cilën e përdor në pajtueshmëri me ligjin.

Kërkuesi mund të kërkoj informacione duke lëshuar parashkres me shkrim, verbale dhe elektronike. Kërkuesi, pas dorëzimit të kërkesës, ka të drejtë për qasje në informacione që i posedon kjo Prokurori publike në formën e dëshiruar, si: Përshkrim,  Fotokopje, Formë  elektronike.

Të gjitha pyetjet që i dedikohen procedurës, përveq Ligjit për qasje të lirë në informacione me karakter publik, zbatohen dispozitat e Ligjit për procedurën e përgjithshme administrative.

Kërkesë për qasje të lirë në informacione me karakter publik mund ta merrni këtu.

Prokuroria publike për ndjekjen e veprave penale të cilat kanë të bëjnë dhe rezultojnë nga përmbajtja e ndjekjes së paligjshme të komunikimeve, në pajtim me Ligjin për qasje të lirë në informacione me karakter publik, për person zyrtar për ndërmjetësim me informacione me karakter publik është

Gabriela Bondiqova, Këshilltar i lartë i prokurorisë publike

Kontakt:

Adresa: rr.“Franklin Ruzvelt nr.34”  100 Shkup

Tel/faksi +389-02-609-2854

e-mail spi@jonsk.mk

 

Komisionit për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik