Takime, trajnime dhe konferenca

Duke e ushtruar kompetencën kjo Prokurori publike në mënyrë objektive është drejtuar të bashkpunojë me një numër të madhë të organeve të drejtësisë si dhe me organe dhe institucione të tjera. Rëndësia dhe domosdoshmëria e vendosjes së bashkpunimit i referohet dispozitës të nenit 9 paragrafi 9 të Ligjit për Prokurorinë publike për ndjekjen e veprave penale të cilat kanë të bëjnë dhe rezultojnë nga përmbajtja e ndjekjes së paligjshme të komunikimeve, në pajtim me të gjitha trupat – organet shtetërore dhe institucionet kompetente për zbatimin e ligjeve duhet të sigurojn ndihmë me kërkes të kësaj Prokurorie publike në pajtim me Ligjin për procedurë penale. Poashtu, kjo Prokurori publike ka bashkpunim me institucionet dhe trupat ndërkombëtare.

Për të ecur përpara me njohurit dhe me aftesit, prokurorët publik, hetuesit dhe punonjësit e tjerë në Prokurorinë publike marrin pjesë në ligjerata dhe trajnime të cilat realizohen nga ekspertë dhe persona profesional të vendit dhe ndërkombëtar, që posedojnë njohuri dhe përvojë profesionale, të cilat këto ligjerata dhe trajnime janë të rëndësishme dhe të dobishme për ti praktikuar në punën e kësaj prokurorie. Për më tepër, përfaqësues të Prokurorisë rregullisht marrin pjesë në konferenca dhe në ngjarje të tjera të vendit dhe ato ndërkombëtare, në cilësi të folësit dhe ligjëruesit.

 

Informacion për takime dhe konferenca: